Sondazhi në Report Tv mbi zgjedhjet/ Veliaj: Ditë, natë, verë apo dimër, Rama fiton kurdo, shqiptarët s'e duan përçarjen

8 Prill 2020, 22:29| Përditesimi: 8 Prill 2020, 22:41

  • Share

Në sondazhin e publikuar mbrëmë në Report Tv, qytetarët e anketuar u shprehën se nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%. Por si e komenton kryebashkiaku i Tiranës sondazhin? Erion Veliaj thotë se kurdo që të bëhen zgjedhjet, Partia Socialiste do të fitojë gjithmonë, pasi qytetarët kanë kuptuar se kush janë ata që i bashkojnë dhe ata që i përçajnë.

"Edhe në kushte normale bëjmë sondazhe cdo muaj. Zgjedhjet mund të bëhen cdo ditë dhe Edi Rama me PS i fitojnë kurdo, ditën natën, verë dimër. Dy problemet më të madhe të qeverisjes së parë ishin Gërdeci dhe 21 Janari të shkaktuara nga njeriu, ndërkohë kemi dy sfida të mëdha tërmeti dhe epidemia që nuk janë shkaktuar nga njeriu.

Imagjinoni disa nga ministrat qesharakë që kemi pasur, ti kishim sot. Imagjinoni të vazhdonte kryeministër ai që numëron kufoma dhe arkivol. Njerëzit sot janë super të lexuar, i kanë thënë jo gjuhës së përçarjes, urrejtjes dhe vëllavrasjes.

Dua të vërtetën edhe kur është e hidhur. Kam kuptuar se kush janë ata që i bashkojnë dhe ata që i përçajnë. Populli është lodhur nga helmi, përçaja, e helmi dhe duan një qeveri të drejtë edhe kur merr vendime që nuk na pëlqejnë" tha Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besim Peci: 12/10/2020 17:55

    po hengre dhe pive ne lokale maska ska vlere jashte

    Përgjigju
  • Vicifoli: 09/04/2020 10:23

    Berisha adht dupermen vec ai ban Shqipnin pa karavidhis

    Përgjigju
  • Eri: 08/04/2020 23:19

    Sa klloun i shpifur e sa fallco i sforcuar je mor pis.

    Përgjigju
  • LALI ERI FENOMEN: 08/04/2020 22:41

    Ska nevoj për koment Erjon Veliaj njeri me horizont me kultur djal Tirane jo malok kok pa lar si qeni bastard salhe .uti ndyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?