Politikë

Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët mbështesin SPAK, 72.1% thonë se prokurorëve u duhet lejuar rikandidimi pas mandatit 9-vjeçar

12 Dhjetor 2024, 21:28| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 21:30

  • Share

Shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin në kërkesën e tij që prokurorëve të SPAK t’u lejohet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 72.1% e shqiptarëve të anketuar në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, thonë ‘Po’ u duhet lejuar mundësia e rikandidimit.

Një diferencë e vogël dallohet mes shqiptarëve brenda territorit dhe atyre në diasporë, ku 73.3% e këtyre të fundit shprehen pro, ndërsa brenda territorit shqiptar pro shprehen 71.5% e të anketuarve.

Vetëm një përqindje shumë e vogël, 26.1% e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit shprehen kundër rikandidimit për prokurorët e SPAK. Në Shqipëri, 27.3% e zgjedhësve të pritur për të votuar thonë se duhet t’u jepet mundësia e rikandidimit, ndërsa në diasporë vetëm 23.7%.

1.8% e të anketuarve janë të dyzuar. Vihet re se në diasporë ka një përqindje më të lartë të të dyzuarve, 3.0%, ndërsa në Shqipëri vetëm 1.2%.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?