Zhvlerësimi i fortë i euros ka nisur tashmë të japë efektet edhe në ekonominë e familjeve shqiptare duke u përkeqësuar financat.
Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, 60.8% e qytetarëve thonë se zhvlerësimi i euros ua ka përkeqësuar ekonominë në familje.
Sipas të dhënave të publikuara në emisionin “Repolitix” 30.0% e qytetarëve thonë se zhvlerësimi i euros nuk ka ndikuar në ekonominë e tyre. Vetëm 9.2% thonë se nënçmimi i euros e ka përmirësuar ekonominë e tyre.
Edhe në javët e para të vitit 2024 leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 103.70 Lekë.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv! 62% e shqiptarëve: SPAK të burgosë Sali Berishën, shkeli vendimin e GJKKO! Bashkimi i opozitës, i pamundur! Nëse zgjedhjet mbahen sot, fiton PS
B.K/ReportTv.al