Mentor Kikia, sot në studion e 'Frontline'

Politikë

Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria

27 Mars, 22:47| Përditesimi: 27 Mars, 22:48

  • Share

1743106436_mentorkikia.jpg

Sondazhi i “Piepolit’ në Report Tv për listat e kandidatëve tregoi se qytetarët mendonin se PS kishte strategjinë më të mirë se PD.

Kurse për intimidimin e drejtësisë, edhe pse PD kishte shifrat më të larta kërcënuese për shkak të deklaratave të Berishës, të ftuarit ndanë mendimin se shifra 36% tregon forcën dhe rrezikun që i vjen institucioneve të drejtësisë nga qeveria që ka edhe pushtetin. 

“PS ka strategji më të mirë. Sepse ka futur në listë të hapur figura politike që mbledhin vota dhe për mbledhje votash. Gjithashtu ka edhe figura të reja që mbledhin po vota sepse vijnë nga shumë fusha. Ndryshe ndodh me PD-në, kur ka futur gardën e vjetër si Flamur Noka, Paloka, Vokshi, apo Tritan Shehun në listë të mbyllur, garda që janë mbrojtës të tij. Nuk ka respektuar as ndarje territoriale, zonale, interesa”, tha Indrit Sefa. 

Kurse gazetari Mentor Kikia u shpreh se priste shifra edhe më negative për opozitën, duke parë sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, por edhe përzgjedhjen e listave.

“Për ekonomi kohe do thoja të njëjtat gjëra edhe unë në lidhje me strategjinë për listat e deputetëve për PS, që tha edhe Sefa. Ndërsa për intimidimet ndaj drejtësisë, Berisha ka qenë flamurtar i sulmeve ndaj SPAK dhe rezultati i sondazhit duhet të ishte më i thellë në lidhje me intimidimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Rama tentoi të futej për rastin Veliaj në të njëjtën lojë si Berisha, por më pas u tërhoq. Nuk e dimë, por ndoshta ishte frika në lidhje me votat, pasi mbështetja ndaj SPAK është e madhe dhe do ishte si një lloj harakiri. Dhe nga kjo qasje agresive ai u tërhoq shpejt, duke thënë se ky është shkatërruesi i SPAK dhe unë mbrojtësi”, tha ai.

Gazetari Poli Hoxha ndau të njëjtin mendim, se më shumë kërcënim për drejtësinë përmban qeveria në çdo rast.

“Edhe unë ndaj të njëjtin mendim me Kikinë për ekonomi kohe (batutë). Por shifrat këto janë, është çështje strategjie, figurat e reja apo xhaketat e vjetra. Nëse ka rrezik potencial SPAK ka pikërisht qeverinë dhe kjo shifër 36% intimidim është domethënëse”, u shpreh ai.

Redar Dedja theksoi se:

“Partitë janë me lidera dhe deputetët përfaqësojnë liderin dhe frymën. Rama ka zgjedhur strategjinë që të shkëpusë emrat e partisë që nuk i prishin punë. Shifrat janë reale, lidhur me deklaratat e Berishës që përkon me 50% intimidim ndaj drejtësisë dhe pjesa tjetër më duket e rrezikshme me 35%, sepse pushteti ka potencialet dhe përbën mundësi”.

Kurse Sefa për sondazhin që lidhet me intimidimet ndaj drejtësisë nga dy forcat e mëdha, tha se gjithmonë kërcënimi vjen nga forca në pushtet.

“Më i rrezikshëm është intimidimi i pushtetit, pra i PS-së, sepse ka edhe strukturat dhe pushtetin. Por në krahun tjetër rezultati përkon me deklaratat e Berishës se do shkrijë SPAK”. 


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?