Një sondazh i publikuar në Britaninë e Madhe tregon se partia e ekstremit të djathtë, Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, e udhëhequr nga Nigel Farage, është bërë forca kryesore politike në vend.
Sipas sondazhit të realizuar nga instituti YouGov për Sky News, 25% e votuesve do të mbështesnin Reformën nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, duke kaluar me një pikë Partinë Laburiste në pushtet, e cila ka 24%. Konservatorët, që kanë dominuar politikën britanike për mbi një dekadë, do të merrnin vetëm 21%.
Megjithëse epërsia e Reformës ndaj Laburistëve mbetet brenda kufirit të gabimit statistikor, rritja e saj konsiderohet e qartë. Farage, një figurë qendrore e fushatës pro-Brexit, siguroi një vend në parlament në vitin 2024 pas disa përpjekjeve të pasuksesshme.
Aktualisht, partia e tij ka vetëm 5 deputetë në Dhomën e Komunave, krahasuar me 121 të konservatorëve dhe 412 të laburistëve. Megjithatë, ky sondazh sinjalizon një tronditje të madhe për skenën politike britanike, e cila historikisht është dominuar nga dy partitë kryesore.