Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e shqiptarëve thonë se edhe pse Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk do t’i hiqet ‘non grata’. Sipas sondazhit, 65.4% e zgjedhësve të prirur për të votuar, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, shprehen kundër një skenari të tillë.
Në Shqipëri, 63.9% e të anketuarve besojnë se Departamenti i Shtetit nuk do t’ia heqë Berishës non gratën, ndërsa vetëm 33.2% mendojnë se Berishës mund t’i hiqet non grata me rikthimin e Trump.
Edhe shumica e zgjedhësve në diasporë, 68.9% thonë se Berisha nuk hiqet nga lista e zezë e SHBA dhe vetëm 29.9% besojnë se ish-kryeministrit mund t’i hiqet non grata.
Vetëm 2.4% e të anketuarve janë të dyzuar. Konkretisht, 2.9% e zgjedhësve në Shqipëri janë të dyzuar dhe sa i takon diasporës vetëm 1.2%.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama ‘korr’ mandatin e 4! Rikthimi i Trump nuk 'shpëton' Berishën nga non grata! 73.5% e quajnë dështim mosbindjen civile të PD
SI.E./ReportTv.al