TIRANË- Dy analistët Brizida Gjikondi dhe Genc Burimi kanë analizuar në ‘Studio Live’ sondazhit të Institutit Italian të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Ata ndanë mendime të ndryshme edhe sa i përket liderit të opozitës. Brizida Gjikondi thotë se e sheh shqetësuese fakti që 33% e shqiptarëve duan një emër të ri në krye të opozitës. Sa i përket 1% pëlqyeshmërisë së Ilir Metës në elektorat, për Gjikondin, nuk është aspak e habitur, pasi ai e meriton një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ky sondazh për analistin Burimi e tregon qartë se nuk është Berisha që fshihet pas Metës, por e kundërta. Ai thotë se Berisha është lider i padiskutuar në opozitë pasi ka karizëm.
“E pritshme se është një lider historik, Alibeaj është në ngritje dhe nuk është një gjë e vogël se është një lider në emergjencë, se ca partie i la Lulzim Basha, Alibeaj është përpjekur që të mbajë dinjitetin, është përpjekur që të mos dorëzohet. Ka rezistuar për një PD e kërkon një marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët. 33% tregon një nevojë dëshpëruese të shqiptarëve, për të pasur një lider të ri, Berisha nga një tjetër lëviz me 1%, zërohet me një tjetër që është anonim, mendo një person me sharm, antidodë e tij, të vrasë Berishizmin e në parti, fillon me një start që është i barabartë me Berishën. Flet shumë Ilir Meta, që është vetëm 1% mbështetje, çdo gjë është e merituar, ata nuk mund të fshehin të vërtetën, shqiptarët dinë gjithçka, ai dhe Basha nuk bëjnë asnjë %, edhe përballë Bashës është në një gjendje dramatike”, tha Gjikondi.
“33% nuk thotë asgjë. Nuk më duhet as kush është Berisha dhe as Rama, marr parasysh elektoralit dhe drejtësinë, janë këta gjyqtarët e paqes, habitem që një pensionist të shkojë sot sa gati Le Pen në Francë, ky quhet karizëm, duam apo s’duam. Nuk e vlerësoj, me Gërdecin, me Piramidat, por ai ka karizëm. Fakti që është pak Meta është tregues se Berisha e mbyt opozitën. Berisha nuk fshihet pas fustanit të Metës, por është Meta që përfiton nga Berisha”, tha Burimi.
Rezultatet e sondazhit në Report Tv
Referuar pyetjes nëse është e drejtë apo jo shpallja e Sali Berishën ‘Non Grata’, ku shqiptarët ishin dakord, Gjikondi tha se është e frikshme se si ish kryeministri synon që t’ia faturojë fatin e tij Shqipërisë. Nga ana tjetër, Burimi thotë se nuk është i këtij mendimi.
“E pandershme të nxirret Berisha me Non Grata jashtë loje”, tha Burimi.
“Që kur është shpallur ai Non Grata, po përpiqet që t’i bashkojë fatin e tij Shqipërisë, prej tij opozita është shkërmoqur, do ta fusë Shqipërinë në kaos, që ai të dalë i larë, Berisha nuk ka çfarë i jep më Shqipërisë. Nuk mund të jetë frymëzim për të rinj Berisha”, tha Gjikondi.
Rezultatet e sondazhit në Report Tv
Report Tv publikoi mbrëmjen e djeshme në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.