Politikë

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’

8 Janar, 22:41| Përditesimi: 8 Janar, 22:56

  • Share

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të korrte fitore të thellë duke siguruar 80 mandate. Një rezultat edhe më i thellë se ai i 2021, kur PS fitoi me 74 mandate. Pra, sipas rezultateve të sondazhit në Report Tv, PS do rritej në zgjedhjet parlamentare me 6 deputetë më shumë.

Partia Demokratike zbret në 46 mandate, krahasuar me 59 mandatet e siguruara në 2021, duke humbur kështu 13 deputetë. Vihet rë një rritje e partive të reja në 12 mandate, ndërsa partitë e tjera të vjetra zbresin në 2 mandate krahasuar me 7 që kishin në 2021.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?