Sondazhi në Report Tv/ Shqiptarët anojnë drejt mendimit negativ për punën e qeverisë, diaspora pozitiv

14 Nëntor, 22:28| Përditesimi: 14 Nëntor, 22:29

  • Share

Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën shqiptarët dhe diaspora janë pyetur edhe për punën e qeverisë ‘Rama’, që tashmë po përmbyll mandatin e 3. Nga të dhënat, vihet re se diaspora është në një përqindje më të lartë në mbështetje të punës së qeverisë, krahasuar me zgjedhësit që jetojnë brenda territorit shqiptar.

Po ashtu, krahasuar me të dhënat e sondazhit një muaj më parë, vihet re se ka një rritje të vlerësimit negativ me 2% për punën e qeverisë ‘Rama’. Sipas të dhënave të sondazhit, 47.2% e të anketuarve, si brenda dhe jashtë vendit, kanë mendim negativ për punën e qeverisë Rama, krahasuar me 45.2% në muajin tetor.

40.6% kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, një rënie me 1.8% krahasuar me muajin tetor, kur vlerësim pozitiv kishin 42.4%. Ndërkohë, 12.2% janë të dyzuar, një ulje me 0.2% e zgjedhësve të dyzuar për punën e qeverisë krahasuar me rezultatet e muajit tetor.

Ndalur veçanërisht tek të anketuarit që i përkasin diasporës, 42.5% kanë vlerësim pozitiv, 44.2% negativ dhe 13.4% të dyzuar. Të anketuarit në Shqipëri, 39.8% kanë vlerësim pozitiv, 48.5% negativ dhe 11.7% të dyzuar.


Lajmi kryesor:

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama ‘korr’ mandatin e 4! Rikthimi i Trump nuk 'shpëton' Berishën nga non grata! 73.5% e quajnë dështim mosbindjen civile të PD


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?