Shqiptarët janë të zhgënjyer me aksionin e mosbindjes civile të Partisë Demokratike. Sipas sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e të anketuarve brenda dhe jashtë vendit, e konsiderojnë mosbindjen civile dështim. Konkretisht, 73.5%, prej tyre e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. 9.3% janë të dyzuar.
Vihet re se kemi një shumicë më të madhe të zgjedhësve në Shqipëri që thonë se mosbindja civile e PD është një dështim, 74.7% prej tyre, ndërkohë që 18.7% e konsiderojnë sukses dhe 6.6% janë të dyzuar.
Me një diferencë vetëm 4% me zgjedhësit në Shqipëri, edhe pjesa më e madhe e diasporës, 70.7%, thotë se aksioni i mosbindjes civile të PD është dështim. Një pjesë shumë më e vogël, vetëm 13.7% thonë se është sukses, ndërsa 15.6% e zgjedhësve në diasporë janë të dyzuar.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama ‘korr’ mandatin e 4! Rikthimi i Trump nuk 'shpëton' Berishën nga non grata! 73.5% e quajnë dështim mosbindjen civile të PD
SI.E./ReportTv.al