Politikë

Sondazhi për kandidatët/ Spahiu: Rama ka lista të hapura fituese, Berisha lista humbëse! Rezultati dihet nga të dy

27 Mars, 23:00| Përditesimi: 27 Mars, 23:05

  • Share

 

Në lidhje me strategjinë e listave për deputetë, juristi Kreshnik Spahiu mendon se PS ka më të mirën nga ajo e PD-së dhe rezultati i sondazheve e tregon.

“Çdo shqiptar që e ndjek politikën është dakord me këtë pyetje të sondazhit, njëra listë fituese dhe humbëse, ku fituesja është e PS dhe tjetra e PD-së. Berisha dhe Rama e dinë rezultatin, njëri e di që do fitojë dhe tjetri që do humbasë. Rama ka futur të gjithë emrat e fortë në listën e hapur për të mbledhur sa më shumë vota dhe thelluar rezultatin popullor, kurse Berisha është te lista e mbyllur dhe e ka ndërtuar listën për qëllime si opozitar. Edhe Ilir Meta është treguar më i zgjuar se Berisha, duke qëndruar në listën e hapur”, analizon ai.

Kurse për tabelën e sondazhit të intimidimit ndaj drejtësisë, juristi thekson se fizikisht e kërcënon Berisha, por institucionalisht e cenon qeveria.

“Ka dy lloj intimidimesh, fizikisht, familjarisht, në imazh e kërcënojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ndërsa institucionalisht e kërcënon mazhoranca, pasi nëse nuk i zgjasin mandatin ai mund të mbarojë funksionin, merr fund, sepse ashtu është parashikuar dhe qëndron si një ad-hoc. Pra institucionalisht e intimidon PS-ja, pra qeverisja”, tha Spahiu.

Ai dha edhe një mendim në lidhje me sondazhin që kishte të bënte me mediat, ku theksoi se Berisha e intimidon kundërshtarin mediatik, kurse Rama përpiqet që ta kapë.

“Për mediat mund të them se mediat janë si të të njëjtës monedhë apo si nofullat e gojës. Berisha është i sistemit të baltës, retorikë të dhunshme, mundohet edhe t’i intimidojë kundërshtarët mediatik. Media është si armë në dorën e politikës. Kurse Rama kërkon ta bëjë për vete këtë media me mënyrat e tij. Më bën përshtypje se shumica nuk përballen, nuk bëjnë transparencë dhe kjo mendoj se është me pasoja”, shprehet juristi.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?