Në sondazhin e zhvilluar nga Report Tv dhe Eduard Zaloshnja lidhur me zgjedhësit në qarkun e Lezhës, mazhoranca e PS-së do kishte një avantazh të ndjeshëm nëse zgjedhjet do kryheshin sot. 44.6% e zgjedhësve sot do votonin PS-së, ndërsa 41.6% do votonin PD-në e Berishës. 1.1% do votoheshin partitë e vjetra të tjera dhe 12.8% partitë e reja.
Sa i përket zgjedhësve që jetojnë në Shqipëri rezultati do ishte më i balancuar: 43.3% do votonin PS-në, 42.3% do votonin PD-në, 1.5% partitë e vjetra të tjera dhe 12.9% do vlerësoheshin partitë e reja.
Shqiptarët që jetojnë në emigracion do votonin më shumë për PS-në me 47.1%, krahas 40.1% që do votonin PD-në. 0.3% partitë e vjetra të tjera, ndërsa 12.5% partitë e reja.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
G.K/ReportTv.al