Sipas një sondazhi të realizuar nga Eduard Zaloshnja vetëm për qarkun e Tiranës, PS do të siguronte 19 mandate, PD 13 mandate dhe partitë e reja 5 mandate. I ftuar në Report Tv, Zaloshnja thekson se PS merr 55% të votave të diapsorës, çka i siguron 1 mandat plus në këtë qark krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021.
“PS në votat e emigracionit merr 55% të tyre, kjo epërsi tek votat e migracionit, i siguron PS një mandat më shumë se para 4 vitesh. Janë shtuar votat nga diaspora për PS dhe pikërisht kjo rritje i ka dhënë një mandat plus. Tek paritë e tjera nuk shoh ndonjë ndikim”, tha Zaloshnja.
Ndërkohë, Partia Demokratike do merrte 13 mandate, 2 mandate më pak se në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
“Në krahasim me 2021, PD ka dy mandate më pak, por është më mirë se sondazhi i bërë në dhjetor, ku kishte vetëm 11 mandate, sot në shkurt ka 13 mandate ,po ngelet dy mandate më pak se në zgjedhjet e 2021”, thekson Zaloshnja.
Sa u takon partive të reja, Zaloshnja thotë se 5 mandatet do ndaheshin mes Lapajt, Qorit dhe Shehajt.
“5 mandate do i shkonin partitë e reja. Me sondazhin e dhjetorit kanë pësuar rënie, kur kishin 8 mandate sot. Këto 5 mandate që merren në tiranë, është partia e Lapajt, Qorit dhe Shehajt që marrin. Të tjerat nuk e arrijnë dot kufirin”, vijon Zaloshnja.