Politikë

Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS merr 6 mandate në Korçë me 49.2% të votave, PD humb 1 mandat! Ja kë votëbeson diaspora

8 Janar, 22:09| Përditesimi: 8 Janar, 22:14

  • Share

Partia Socialiste do të merrte 6 mandate në qarkun e Korçës, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, ndërsa 4 mandate do të merrte PD e Sali Berishës. Sipas shifrave nga sondazhi i realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, në këtë qark, Po do merrte në total 49.2% të votave, PD 39.6%, partitë e vjetra 0.2%, ndërsa 11% partitë e reja.

Në këto zgjedhje, qarku i Korçës do të ketë 10 mandate dhe jo 11 si në zgjedhjet e 2021. Mandati që iu hoq Korçës, i ka shkuar Tiranës. Për rrjedhojë, PS ruan 6 mandate si në 2021, ndërsa PD mbetet me 4 mandate nga 5 që kishte në 2021. 

Edhe në këtë qark, diaspora do të votëbesonte PS me 50.2% të votave, PD do i jepnin 38.8% të votave, 0.2% shkon për partitë e vjetra dhe 10.8% për partitë e reja.

Sa i takon votës së shqiptarëve brenda territorit do ndahej kështu: 48.7% për PS, 40% për PD, 0.2% për partitë e vjetra dhe 11.1% për partitë e reja.

 


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?