Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte në qarkun e Vlorës 8 mandate. Rama do të ruante të njëjtin rezultat prej 8 mandatesh në bastionin e tij, ku në vitin 2021 ishte i 8-ti në listën e deputetëve të Vlorës.
Sipas sondazhit të Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, Partia Demokratike do të tkurrej në qarkun e Vlorës me 2 mandate, nga 4 mandate që siguroi në vitin 2021. Surprizë janë partitë e reja që i marrin Sali Berishës 2 mandate.
Pra, në total nga 12 mandate që prodhon qarku i Vlorës, 8 mandate shkojnë për PS, 2 mandate për PD dhe 2 për partitë e reja. Ndërkohë, sa u takon votave, në total PS e Edi Ramës do merrte 50.2% të votave nga zgjedhësit brenda dhe jashtë Shqipërisë, 22% e votave për PD, 5.7% e votave për partitë e vjetra dhe 22.1% do të votëbesonin partitë e reja.
Sa i takon votës së diasporës, ajo do të ndahej kështu: 50.5% për PS, 21.4% për PD, 5.6% për partitë e vjetra dhe 22.5% për partitë e reja. Ndërsa vetëm vota e shqiptarëve brenda territorit do shkonte 50% për PS, 22.3% për PD, 5.8% për partitë e vjetra dhe 21.9% për partitë e reja.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
SI.E./ReportTv.al