Kryesocialisti Edi Rama do të siguronte fitore të thellë edhe në qarkun e Beratit me 60.2% të votave. Nëse zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbaheshin sot, sipas sondazhit të Report Tv, kjo mbështetje për Partinë Socialiste do të përkthehej në 6 mandate.
Ndërkohë, Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 1 deputet nga ky qark, duke humbur një mandat krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021. PD e Berishës, në total do merrte vetëm 19% të votave nga zgjedhësit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sa i takon rezultateve të 2021, PS kishte 5 mandate në Berat, ndërsa PD kishte 2. Por, nëse zgjedhjet mbaheshin sot, shifrat e mandateve do të ndryshonin në 6 për PS dhe vetëm 1 për PD.
Ndalur tek vota e diasporës, sërish 61% e zgjedhësve do të votonin për PS, krahasuar me 18.8% që do të zgjidhnin PD. 18.2% e diasporës do e jepnin votën për partitë e reja, ndërsa vetëm 2% do të zgjidhnin partitë e tjera të vjetra.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
SI.E./ReportTv.al