Rreth 49% e banorëve të Shqipërisë, të moshës 18 vjeç e lart (përkthyer në shifra numrore, mbi 1 milion të rritur), kanë opinion pozitiv për punën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Rreth 19% (rreth 400 mijë të rritur) kanë opinon neutral, ndërsa rreth 32% (rreth 670 mijë të rritur) kanë opinion negativ (shihni grafikun shoqërues). Thënë ndryshe, 2/3 e banorëve të rritur kanë opinion pozitiv ose neutral për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 1/3 ka opinion negativ.
(Të dhënat e sondazhit për Fatmir Xhafajn)
Detajet e sondazhit i jep Eduard Zaloshnja, i cili sqaron:
Këto rezultate i kam llogaritur përmes ekstrapolimit të të dhënave të sondazhit elektronik të rradhës, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.
Sondazhi u krye me 1188 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar popullsinë e Shqipërisë sa më mirë, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 3%.Eduard Zaloshnja, analist
Xhafa OK.Po pse me babaolet ndertohet kauza? PD del Parti e pedera**
PërgjigjuFatmir Xhafaj eshte nje nder personat qe kane dhene kontribut ne reformen e drejtesise.Pastroi policine dhe reformen e saj.Iku koha e ndeshkimeve fisnore.
PërgjigjuKeta po ecin me mentalitetin e PPSH qe per nje xhaje qe ka qene i denuar te vuante jo vetem familja por i tere farefisi. Nuk i ve faj se shumica e e atyre qe jane tek PD-ja kane qene antare te PPSH.
PërgjigjuXhafaj e ka fituar besimin e tij ne popull qe me reformen ne drejtesi o shok.