Soni Malaj

Soni Malaj do bëjë dasmë? Këngëtarja jep përgjigjen epike, zbulon planin për të ardhmen

3 Qershor 2018, 14:42| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 15:02

  • Share

Soni Malaj ka zbuluar shumë nga jeta private dhe profesionale.  Në “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj ajo ka treguar që marrëdhënia  e saj me Klevin po ecën shumë mirë dhe se mes tyre ka shumë dashuri dhe respekt.

Ajo foli gjithashtu në lidhje me dasmën dhe është shprehur : “Jo. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit”- duke hedhur poshtë planet për një dasëm mes çiftit.

Këngëtarja si duket ka plane më të mëdha se dasma si për shembull një fëmijë i dytë. “ Në fakt e kishim me dëshirë , por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak”- ka thënë këngëtarja.

 

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?