Sonila Kapidani: Ja përvoja ime me diabetin, si ia dal ta mposht sëmundjen çdo ditë

1 Dhjetor, 11:04| Përditesimi: 1 Dhjetor, 11:10

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore  Doreada Mio ishte Sonila Kapidani, trajnere e të folurit në publik. Ajo ndau eksperiencën e saj sesi është të jetosh me diabetin.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të diagnostikohesh në kohë dhe të mësosh të jetosh me diabetin. Është shumë e rëndësishme që të ndjekësh një protokoll shumë të saktë ushqimor për të jetuar me diabetin, duke mbajtur eikulibrat.

Ajo tha se është mësuar me regjimin e saj të ri dhe se ka mësuar që të mbaj ekuilibrat e trupit të saj dhe të dëgjoj trupin.

Trupi ynë flet dhe mjafton ta dëgjosh dhe ta respektosh, kështu mund të mbash balancat për të kontrolluar dhe diabetin, tha ajo gjatë bisedës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?