Sonila Luga: Në një hark kohor shumë të shkurtër spitalet u mbushën plot, ngelesh pa fjalë nga ajo që shikon

30 Prill 2020, 14:28| Përditesimi: 30 Prill 2020, 14:29

  • Share

Infermjerja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Itali Sonila Luga ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” situatën e vështirë me të cilën po përballet sheti fqinj prej më shumë se dy muajsh në luftën kundër koronavirus. Fillimet e luftës me këtë virus ajo i tregon të vështira, teksa shihje spitale që mbusheshin plot me të infektuar, në një hark shumë të shkurtër kohor.

Sëmundjet e mushkërive në repartin tim janë në urdhrin e ditës. Kjo nisi në mënyrë marramendëse, në mënyrë kaq të shpejtë, sa edhe ne na gjeti gati të papërgatitur. Pamë në hark shumë të shkurtër kohor që spitali jonë u mbush me të sëmurë me Covid-19. U gjendëm para një vështirësie, sepse nuk kishim më shtretër. Konkretisht spitali im në Brescia hapi shumë reparte të tjera duke dërguar në struktura të tjera pacientët, për të liruar vendin për pacientët urgjent me Covid-19. Konkretisht dita jonë fillon me higjenën personale, dhënien e ilaceve, mobilizimin e tyre, sepse punoj me pacientë të moshuar. Përshtypja e parë që ti ngel pa fjalë është që ke përpara një pacient që ka një sasi oksigjeni shumë të madhe dhe ka vështirësi në frymëmarrje, edhe të pijë një gotë ujë për të është problem nëse nuk ka oksigjenin.” thotë në “Rreze Dielli” infermierja.


Lajmi kryesor:

Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’


D.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?