Sonte akti i kthimit, Kloop: Në Spanjë s'do jetë shëtitje! Trajneri i Villareal: Përmbysja? Në fushën tonë asgjë s'është e pamundur

3 Maj 2022, 11:19| Përditesimi: 3 Maj 2022, 12:31

  • Share

Liverpool është një hap larg kualifikimit në finalen e Champions League. Skuadra e drejtuar nga Kloop do luajë sonte gjysmëfinalen e kthimit në Spanjë kundër Villareal, por me vete ka sigurinë e fitores 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Anfield’.

Në prag të takimit trajneri gjerman i Liverpool ka bërë thirrje për kujdes, pasi sipas tij ‘në futboll asgjë nuk merret si e mirqenë’. Ai ka shtuar se Liverpool ‘është një skuadër e jashtëzakonshme, por nëse Villareal shkon në finale atëherë do ti urojmë ata’.

Kloop e ka pothuajse grupin e plotë sonte në orën 21:00, por i vetmi në pikëpyetje është Firminho për shkak dëmtimi, i cili gjithsesi nuk është parashikuar të niste nga fillimi. Ndërkohë me mungesa është Villareal, që ka të padisponueshëm Albert Morenon, ndërsa me dyshime janë Gerard Moreno, Coquelin dhe Mino.

Gjithsesi këto detaje nuk i pengojnë spanjollët të ëndërrojnë. Trajneri Emery është shprehur se ‘vendimtar në ndeshjen e parë ishin tifozët dhe për të përmbysur një rezultat të tillë duhet patjetër të kemi mbështetjen e publikut’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?