Nga ndeshja e fundit Barcelona-Dortmund

Sport

Sonte Barcelona-Dortmund, Flick: Duam t'i shkojmë deri në fund Champions-it! Paris SG-Villa, Enrique: S'jemi favorit

9 Prill, 12:57| Përditesimi: 9 Prill, 13:01

  • Share

Barcelona-Dortmund është çerekfinalja e Champions League, që sonte do të ketë vëmendjen më të madhe për shkak të historisë dhe formës që po kalojnë të dy klubet. Në Katalonjë, ekipi i Hansi Flick, konsiderohet si favorit përballë gjermanëve të cilët kanë patur shumë ulje-ngritje këtë sezon, por nuk duhet harruar që janë finalistët e Champions League.

Për t’ia dalë Barcelona duhet të llogarisë mungesat e Dani Olmos, Marc Casados dhe Ter-Stegen, të gjithë të dëmtuar, ndërsa te gjermanët mungojnë Sabitzer, Sule, Campbell dhe Schotterbeck të gjithë të me probleme, ndërsa Grob ka karton të kuq. Para ndeshjes, trajneri i Barcelonës Hansi Flick po huar se ‘ekipi beson te fitimi i Champions League’, por në të njëjtën kohë ka shtuar se ‘janë me këmbë në tokë’.

Njëjtë si Barcelona-Dortmund, po në orën 21:00 do të luhet Paris SG-Aston Villa. Francezët shihet si favoritë jo për këtë ndeshje, por për ti shkuar kompeticionit deri në fund. Mirëpo trajneri Luis Enrique ka dashur të ulë euforinë duke thënë se ‘nuk e pranon që janë favorit për Championsin pasi janë po këto gazeta që thonin se nuk kishim asnjë shans kundër Liverpoolit.

Për francezët nuk do të jetë fushë me lule, pasi Aston Villa do tentojë surprizën, në një kohë kur repartin e sulmit e ka përforcuar ndjeshëm. Përveç Watkins, në janar u afruan Rashford dhe Asensio. Pa harruar yje si Bains dhe Tielemans.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?