Sonte në Ligën e Kombeve vëmendja do jetë e drejtuar në Belgjikë-Holandë, një sfidë e vlefshme për grupin 4 ku më herët Polonia fitoi kundër Uellsit. Për belgët portieri Courtois është mungesë e sigurt, ndërsa pavarësisht se ka luajtur vetëm 24 minuta që nga shkurti Eden Hazard pritet titullar.
Pritet më interes për të parë përballjen edhe për shkak se disa futbollistë janë shprehur kundër këtyre sfidave të Ligës së Kombeve në muajin qershor. Më konkretisht belgu Kevin de Bruyne është shprehur se ‘futbollistët janë lodhur dhe duhet të pushojnë’.
Sakaq për llogari të grupit 1 France pret Danimarkën, ndërsa Kroacia luan me Austrinë.