Në Sigal Iduna Park do luhet sonte, duke nisur nga ora 21:00, gjysmëfinalja e dytë e Evropianit Holandë-Angli, me ‘tre luanët’ të ciltë kuotohen si favoritë për finalen e 14 korrikut kur i pret Spanja.
Asnjë përfaqësuese nuk ka mungesa, ndërsa kjo do jetë përballja e 23 mes dy përfaqësueseve. Anglia, që nuk ka bindur në këtë Evropian, ka 7 fitore, 6 Holanda, ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim. Deri më tani në fazën finale të Evropianit dy kombëtaret janë përballur 2 herë me njëra-tjetrën. Në 1996 Anglia fitoi kundër Holandës 4-1 në fazën e grupeve, ndërsa në 1988 po në të njëtën fazë Holanda mposhti Anglinë 3-1. Në atë kampionat Evropian më vonë Holanda do shpallej kampione, duke ngritur trofeun e vetëm që gëzon edhe sot e kësaj dite.
‘Tulipanët’ në gjysmëfinale vijnë pas fitores 3-0 në 1/8 kundër Rumanisë dhe në çerekfinale 2-1 kundër Turqisë, ndërsa Anglia edhe pse favorite si në 1/8 ashtu edhe në çerekfinale është kualifikuar me penallti. Nëse dy shtesat do ndikojnë në këmbët e lojtarëve të Southgate kjo mbetet për tu parë sonte.
Te Anglia sytë i kanë te treshja e sulmit Kane, Saka dhe Foden, por pa harruar Bellingham, ndërsa te Holanda shpresat janë te Cody Gapko, pasi konsiderohet si lojtari i ndeshjeve të mëdha.