Sonte ceremonia e 'Topit të Artë', në Spanjë e bëjnë të sigurtë: Ta gëzojë Benzema! Messi jashtë treshes

17 Tetor 2022, 12:14| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 15:59

  • Share

Bota e futbollit do ti ketë sytë sonte të drejtuara nga Parisi pasi revista prestigjioze ‘France Football’, do të dorëzojë çmimin e ‘Topit të Artë’, që jepët për futbollistin më të mirë. Pretendenti kryesor për ta fituar është sulmuesi i Real Madrid Karim Benzema edhe për faktin se këtë vit rregullat kanë ndryshuar. Tani nuk do votohet për vitin kalendarik, por për sezonin e lënë pas.

Duke ditur që francezi 34-vjeçar realizoi 42 gola për Real Madrid, duke qenë kontribuesi kryesor në fitimin e Champions League, La Liga-s dhe Superkupës së Spanjës, nuk pritet të ketë surpriza, ndërsa ende nuk dihet se kush janë 3 të nominuarit kryesor në listën me 30 futbollistë. E sigurtë sipas raportimeve është se Messi nuk do jetë në treshe pas shumë vitesh, futbollisti i cili mban edhe rekordin me shtatë trofe të fituar.

Gjithsesi në Spanjë kanë dalë me vendime përsa i përket fituesve të trofeve. Gazeta Marca shkruan se Benzema do fitojë ‘Topin e Artë’, Courtois trofeun Yashin, që jepet për portierin më të mirë, ndërsa Gavi i Barcelonës do marrë trofeun Kopa për lojtarin e ri më të mirë të vitit.

Ceremonia do të mbahet në “Theatre du Chatelet” (teatrin e Shatalej) të Parisit nga ora 20:30 dhe pritët të zgjasë për rreth 3 orë. Në të votojnë gazetarët sportivë nga e gjithë bota.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?