Sport

Sonte Champions League, Report Tv në Mynih! Asllani në finalen e madhe, tifozi zikaltër: Lojtar i mirë, forca Inter (VIDEO)

31 Maj, 13:53| Përditesimi: 31 Maj, 14:20

  • Share

Finalja e shumëpritur e Champions League mes Paris Saint Germain dhe Interit luhet sot në Allianz Arena të Mynihut, ku pritet një atmosferë e zjarrtë. Report Tv ndodhet në Mynih me gazetarin Ernest Koçi, i cili ka përcjellë atmosferën nga jashtë stadiumit.

Pjesë e Interit është edhe Asllani, i cili sonte pritet të luajë si zëvendësues në finalen e Champions League. Për djaloshin shqiptar, një fëmijë italian që ka udhëtuar për të mbështetur zikaltirit tha se Kristjan Asllani është një lojtar i mirë. Tifozi zikaltër shprehet optimist për një fitore të Interit, ndërsa bën edhe parashikimin se kush janë dy lojtarët që do të shënojnë.

Gazetari: Jeni tifoz i Interit. Çfarë prisni sot?

Tifozi: Shpresoj të fitojmë.

Gazetari: Unë jam nga Shqipëria, e njihni Kristjan Asllanin.

Tifozi: E njoh, është lojtar i mirë

Gazetari: Kush mund të shënojë.

Tifozi: Shpresoj të shënojë Dumfries dhe Calhanoglu. Forca Inter.

Ndërkohë, gazetari Ernest Koçi raporton se sipas njoftimit të UEFA-s, hyrja për tifozët do të nisë që në orën 17:00, plot 4 orë përpara startit të ndeshjes që nis në orën 21:00, për të shmangur vonesat dhe çdo incident të mundshëm.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana për të ndjekur nga afër këtë sfidë historike, ku është i pranishëm edhe lojtari shqiptar, Kristjan Asllani. Për ata që nuk kanë siguruar bileta, janë ngritur dy “fan zone”, një për Interin dhe një për PSG-në.

“Hyrja për tifozët, siç ka bërë me dije UEFA, do të nisë prej orës 17:00 edhe pse ndeshja nis në 21:00. 4 orë para për të marrë masat dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm. Vitet e kaluara ka pasur shtyrje të ndeshjes për shkak të vonesave të hyrjes se tifozëve në stadium. Një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana. Organizatorët kanë marrë masa për të ngritur dy fan zone si të Interit dhe të Paris Saint Germain për të gjithë tifozët që s’do të kenë mundësi për të qenë në stadium, pro që mund t’iu drejtohen fan zone për të ndjekur ndeshjen në një atmosferë të zjarrtë”, shprehet gazetari Koçi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gol Asllani: 31/05/2025 20:39

    Asllani Ben gol keto dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?