Trofeu 'The Best' i FIFA-s

Sonte çmimet ‘The Best’ të FIFA-s, Halaand favorit për të zbritur Messin nga froni

15 Janar, 14:14| Përditesimi: 15 Janar, 14:15

  • Share

Duke nisur nga ora 20:30 këtë të hënë FIFA do të shpërndajë çmimet e vitit ku padiskutim më me intreres pritet ai i ‘The Best’. Juria e përzgjedhur duhet të vendosë mes tre futbollistëve të cilët kanë patur një sezon të shkëlqyer.

Bëhet fjalë për Lionel Messin i cili tani luan në Amerikë me Inter Miami dhe pak kohë më parë fitoi trofeun e ‘Topit të Artë’. Rivali i tij më i madh, njëkohësisht edhe pretendenti për ta fituar këtë çmim është Erling Haaland, i cili ka fituar ‘tripletën’ me Manchester Cityn. Norvegjezi i cili ka realizuar një thes me gola pretendon të ulë nga fronin Messi-n, i cili duhet theksuar se është fituesi në fuqi si pasojë e Botërorit me Argjentinën.

Në këtë 3-she më pak i avantazhuari është Kylian Mbappe, i cili njeh suksese vetëm në Francë. Ndërkohë përveç dy italianëve, Spaletti i Napolit (tani i Italisë), Inzaghi i Interit, favorit për çmimin trajneri i vitit është Pep Guardiola i Manchester Cityt.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?