Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit në Athinë! Zelensky vizitë surprizë, mungon Rama! Von der Leyen: Të lihen pas barrierat mes rajoneve

21 Gusht 2023, 07:38| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 01:02

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar në Athinë këtë të hënë (21 gusht 2023) një darkë informale ku janë të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit, krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndërkohë që i pranishmi suprizë është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme, ndërsa ai ndodhej në një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut".

Vetë drejtuesja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen ka zhvilluar takime të veçantë me liderë pjesëmarrës në takim ndërkohë që mesazhin e parë e kishte për bashkim dhe heqje të barrierave.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan presidentja e KE në Twitter.

Një takim Von Der Leyen e pati edhe me Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, të cilit i kërkoi angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,- Von der Leyen.

Mungesa e madhe e këtij takimi është ajo e Kryeministrit Edi Rama, mungesë e cila vjen pas tensionimit të marrëdhënieve për shkak të arrestimit kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë.

Ora 22:32
'Po vijnë kohë të vështira', Vuçiç i ankohet Athinës: Pse është ftuar Albin Kurti?

1690311471_aleksandervucic.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar qytetarëve të tij me një mesazh nga Athina, aty ku ndodhet për darkën joformale të liderëve të Ballkanit, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Që në nisje të reagimit të tij, Vuçiç ka shprehur rezerva për mënyrën si është organizuar darka, pasi sipas tij nuk i takon Kosovës të përfaqësohet në tryezë, në kushtet kur Greqia nuk e njeh si shtet.

“Format i çuditshëm sonte në Athinë. Na kanë ftuar pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, por kush dhe si nuk e di. Disa nuk janë ftuar, por është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Athina nuk e njeh Kosovën. I ftuar ishte edhe Zelenski. Do të jetë interesante në darkë”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç po ashtu informon se me kërkesë të Zelensky-t, do të ketë të martën në mëngjes një takim dypalësh mes dy liderëve, ku do të bisedohet për sa i përket njohjes dhe mosnjohjes së integritetit territorial midis Ukrainës dhe Kosovës.

“Do t’u drejtohem qytetarëve së shpejti. Nesër ose pasnesër do t’u drejtohem qytetarëve për atë që po ndodh. Unë do të flas hapur me publikun kur të vijnë kohë të vështira. Unë nuk jam një vrapues politik që të bëj atë që më thotë dikush nga Evropa. Zgjodha t’i shërbej popullit tim, prandaj kemi vështirësi”, thekson Vuçiç.

Sa i përket bisedës me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen, ai tha se ishte shumë e mirë, serioze, e përgjegjshme dhe aspak e lehtë.

“Ne patëm një bisedë shumë të drejtë”, tha Vuçiç.

Ora 20:57
Darka informale në Athinë, dalin fotot e liderëve të Ballkanit me Mitsotakis! Të pranishëm edhe Zelensky, Charles Mishel dhe Von der Leyen

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po shtron një darkë informale për liderët e Ballkanit, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Darka zhvillohet në Megaros Maximos. Mes të tjerëve të pranishëm janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Mediat greke kanë publikuar fotot nga darka informale që po mbahet me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut". Ashtu siç është raportuar më parë, në këtë darkë ka munguar kryeministri Edi Rama i cili nuk mori një ftesë për shkak të çështjes së Fredi Belerit, ndërsa nga ana tjetër presidenti Bajram Begaj refuzoi të marrë pjesë.  

 

Ora 20:50
Von Der Leyen takon Kurtin në Athinë, i kërkon t’i kthehet dialogut dhe t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim, zyrtarja e lartë e BE-së i ka kërkuar Kurtit angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

Po ashtu i ka kërkuar kreut të ekzekutivit kosovar që të riangazhohet në procesin e dialogut, si dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, ka thënë ajo.

Ursula von der Leyen deklaroi se ‘është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së’

Për këtë takim ka shkruar në Twitter edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Agrmt Bazë”, ka thënë Kurti

Kurti është në vizitë në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ora 20:09
Mitsotakis i drejtohet Zelenskyt: Krimet e luftës në territorin e Ukrainës duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare

"Ne kemi nevojë për ndihmën e Greqisë për grurin dhe trajnimin e pilotëve F-16", tha presidenti ukrainas në konferencën për shtyp me kryeministrin.

“Si vend jemi pranë jush për çështje parimore”, theksoi Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar presidentit ukrainas, duke theksuar se si shtet Greqia është kundër çdo shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe çdo pushtimi të paligjshëm.

“Dhe vendi ynë ka përjetuar revizionizëm nga vendet e tjera në të kaluarën”, tha ai.

Kryeministri përmendi gjithashtu se Greqia është në anën e ukrainasve, sepse dy popujt janë të lidhur me lidhje të gjata historike. 

Ora 19:37
Presidentja e KE-së mbërrin në Athinë: Duhet të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona

1690294511_ursulavonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Athinë në takimin informal që po zhvillon kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Vond der Leyen vë theksin te rrëzimi i barrierave, duke nënkuptuar se akti i Greqisë ndaj Shqipërisë është kundër vizionit europian.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan presidentja e KE në Twitter.

Ora 16:45
Darka e Mitsotakis, Kurti niset për në Athinë

1691612445_11.png

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, atje Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Athinë ai do të zhvillojë edhe disa takime.

Ora 14:23
Greqia po ndërton marrëdhënie joformale me Kosovën, vizita e Kurtit në Athinë alarmon ish-diplomatin serb

1692620606_64001692619233xkurti1975.jpg

Ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Greqi dhe mundësinë e njhjes së sovranitetit të Kosovës nga Athina.

Ai tha se rregulli në diplomaci është që kurrë të mos thuash kurrë.

‘Ata kanë ngritur në nivel ambasade zyrën ndërlidhëse që kanë në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë [Nikos Dendias] ka vizituar Prishtinën dy herë vitin e kaluar dhe këtë vit, prandaj politika greke ka qëndrim aktiv ndaj Kosovës si entitet, ndonëse nuk e kanë njohur si shtet”, ka thënë Millivojeviç, transmeton “Greek City Times”.

“Greqia nuk ka hapësirë tjetër për performancë dhe afirmim të interesave të saj strategjike përveç Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, që ndoshta të përputhet me Turqinë, rivalin e saj kryesor, por edhe për të forcuar pozicionin e saj brenda BE-së dhe NATO-s”, ka shtuar Milivojeviç.

Kërkesa e Kosovës për njohje ekziston në Athinë prej shumë vitesh. Qeveria e Greqisë gjithashtu është treguar mjaft e hapur për bashkëpunim, duke pritur delegacione kosovare dhe duke bërë shpesh vizita zyrtare në Prishtinë.

Ora 12:06
Darka ballkanike në Greqi, Mitsotakis pret politikanen e parë që mbërriti në Greqi! Detaje nga mbledhja me liderët e Ballkanit Perëndimor

1692612320_984.jpg

Kanë nisur vizitat e para në kuadër të darkës informale dedikuar Ballkanit e organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis.

Kryeministri grek hapi takimet, ai priti në fillim kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo. Sipas informacioneve, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mbështetjen e Greqisë për hapat e ardhshëm të Bosnjë-Hercegovinës drejt perspektivës evropiane.

Pas takimit me presidenten e Bosnjës, thuhet se në orën 13:00 me orën lokale do të ketë një takim me kryeministrin e Rumanisë, Ion-Marcel Ciolaku dhe në orën 15:00, me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ardhja e të cilit mbahet sekret nga Athina, do të jetë i pranishëm në këtë darkë, pas vizitës së tij në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së,  kryeministri i  Bullgarisë, Nikolai Denkov, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.

Ajo që vendoset më së shumti re në këtë darkë është mungesa e pjesëmarrjes së Shqipërisë, e cila vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, për shkak të burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar, Bajram Begaj, po ai e ka refuzuar prandaj Shqipëria nuk do të marrë pjesë në këtë darkë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 22/08/2023 03:53

    edi rames nuk i duhet asgje,,as mbledhje as lesh,,ai e ka hallin si te vjedhe shqiptaret,,per rajonin nuk i rruhet fare atij..

    Përgjigju
  • Loni: 22/08/2023 02:05

    Ju lutem, shoke, ne fund te komenteve mos harroni parrullen "Te rroje Partia dhe shoki Ervin"!! Hajt per ideal!

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2023 01:54

    Ndersa shumica e komentuesve merren me ceshtjen Beleri,me ben pershtypje se si nuk ka asnje koment per pranine e Kurtit dhe reagimin e Vucicit! Znj.Von der Leyen duket qe ose nuk e kupton situaten ne Kosove,ose eshte keqkuptuar,se nuk ka mundesi te kerkonte zbutje te situates ne V.te Kosoves e dialog kur policet serbe ne veri po dorehiqen te trembur,kur Vucic ne prani te saj reagon ashper per ftesen e Athines per Kurtin,apo perpiqet te detyroje Ukrainen te mos njohe Kosoven?! Zonja mund te kerkoje heqje barrierash,dialog e bashkejetese ne Ballkan,por kur sheh lojerat politike te Greqise me ftesat, qe jane me te sinqerta se sa 100 deklarata e fotove klishe para kamerave,apo dyfytyresine e Vucicit dhe aq me keq akoma kur degjon nje Vucic qe del i kenaqur pas takimit me te,atehere te ben te dyshosh qe ose ajo eshte keqkuptuar,ose nuk kupton cfare ndodh me te vertete ne Ballkan,ose ben dashje pa dashje lojen e Serbise!

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2023 00:29

    Po krimet e organizates terroriste Mavi ne teritoret Shqipetare nga kush duhet te denohen more qirje Micotaqis ?

    Përgjigju
  • E ardhmja: 21/08/2023 23:29

    Mesa duket nja kjo foto Kurti merr dy njohje pas ketij takimi , njohje nga Shteti helen Grek dhe njohje Kosoves nga Ukraina , besoj ky eshte thelbi i takimit!

    Përgjigju
    • The head: 22/08/2023 07:43

      Do marri gishtin tek vendi

  • Besnik: 21/08/2023 23:06

    Perpara se te akuzoni fashistet grek, hidhni nje sy e vesh atij qe kanditoj neofashistin Bejleri trdhetaret e Shqipetareve ndodhen ne Shqiperi edhe flasin Shqip keta Jan rrace edhe me e flliqur se vet greku apo serbi, mallku qofshi bres mbas brezi as toka sdo ju mbaj????

    Përgjigju
  • Bodrumi i Sufllaqeve: 21/08/2023 22:04

    Boooo na mbytën këta të sufllaqeve, më keq se Jorgot e Elenizuar nga Hasan e Ramazan

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 21/08/2023 21:46

    Jam i pa ditur ne gjeografi,apo keta nuk jan lideret e ballkanit perendimor ! Te thuash per Greqin jugperendimore,Shqiperia,Mali i Zi,Kroacia (nuk jam i sigurt per Bosnjen ne mund ta quajm perendimore) Serbia Kosova dhe Maqedonia a mund ti quajm perendimore kur jan ne qender te ballkanit ?! Nuk permenda Sllovenin per arsye se kur i ftuan ne nje samit Ballkanik ne vitet 90 nuk pranonin ta quanin veten ballkanas !

    Përgjigju
  • Baçi: 21/08/2023 21:34

    Te shof mo o Rame me dal per kafe me ate peden.. do jesh kokrra legeni. Kaq po te them

    Përgjigju
  • roland: 21/08/2023 21:33

    Politika Greke gjithmon ka qene anti Shqipetare kjo eshte shum e qarte sepse eshte nje shtet idjot qe mban akoma ligjin e luftes,paguan ushtaret e Vorio Epirit per te dominuar ne jug prandaj qeveria duhet te mari masat e duhura.

    Përgjigju
  • Beni: 21/08/2023 21:28

    Ne te semes vafshin Micotaqis dhe te gjithe kriminelet nacionaliste qe nuk na lene rehat ne punet dhe tokat tona !

    Përgjigju
  • Iliri: 21/08/2023 20:55

    epo kur kishit frike nga turku ne ju mbrojtem.. na quajtet vellezer .. dhe pas ca viteve na perzute( me camet) dhe nuk na njohet si komb.. epo tani ne jemi me Ameriken ( qe e falte zoti ) dhe nuk e rruajm me per ju ????

    Përgjigju
  • Liku: 21/08/2023 14:40

    Ik o micotaqis shiko punet tuaja mos nderhy ne drejtesin e tjetrit merr Janullatosin ne vendin tend se eshte i juaji

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 21/08/2023 12:51

    Pse nuk kerkon ne Turqi zoti Micotaqis sepse te takon te marresh edhe Stambollin se emrin e ka Kostandinopoje pse eshte me e rendesishme Himara se Stambolli apo atje sta mban sepse eshte Erdogani atje dhe ta ve kufirin te thana.

    Përgjigju
  • Kovaçi: 21/08/2023 12:34

    Kjo darkë êshtë kali i Trojës për të cilin grekët janë të njohur. Urojë që Europa mos t´a hajë këtë çorbë greke të asfalisë. Bejleri të gjykohet si gjithë shtetasit e tjerë shqiptar që kane bërë vepra penale.Qëndrimet e qeverisë dhe të presidentit janë korrekte nga çdo anëqë ti shohëwh.

    Përgjigju
  • gysi: 21/08/2023 11:00

    Duan drejtesi, le te kthejne camet.

    Përgjigju
  • Goni: 21/08/2023 10:28

    Greqia ose te ece me ligjin dhe drejtesine ose mos te nderhyje fare ne kete situate

    Përgjigju
  • Gimi: 21/08/2023 10:27

    Kjo ceshtje sigurisht qe i perket vendit tone por mendoj se edhe Greqia do ule tensionet dhe do i jape te drejte Rames per vendimet e marra ne baze te ligjit

    Përgjigju
  • alban: 21/08/2023 10:21

    Greqia nuk ka pse nderhyn ne kete ceshtje qe i takon drejtesise te marre vendimin

    Përgjigju
  • oni: 21/08/2023 10:19

    Aman kur u be edhe Mitsotakis me bo si i forte. ahahahah

    Përgjigju
  • Sina: 21/08/2023 10:18

    Ne te vertet greqia ska pse nderhyn ne kete cshtje,Beleri te marre denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Sonja: 21/08/2023 10:17

    Uroj qe te marre fund sa me pare kjo ceshtje dhe Beleri te marre denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Mario: 21/08/2023 07:56

    shume rendesi po i jepni po nuk eshte darka e fundit. Ka shume me teper miqesi mes dy vendeve tona se 50 eurot e belerit te saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?