Sonte, në mbrëmje, në orën 19:00, në sallën e Akademisë “Dhimitraq Goga”, do të luhet finalja e katërt e play off-it në volejboll për meshkuj midis Erzenit dhe Partizanit. Skuadra shijakase udhëheq 2-1 me ndeshje dhe i duhet një fitore e fundit për t’u shpallur kampion i vendit, titull që mungon prej 19 vitesh.
Erzeni, që i fitoi 3-2 dy takimet e para finale, pati shansin ta realizojë këtë gjë 3 ditë më parë, por gaboi në sfidën e tretë ndaj Partizanit. Të kuqtë fituan 3-2 dhe rihapën betejën për titull, gjë të cilën synojnë të realizojnë edhe nesër. Ekipit kryeqytetas i duhet me çdo kusht fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për titull dhe çuar gjithçka në finalen e pestë, ndërsa Erzeni synon të fitojë para fansave të tij.
Volejboll – Play off, Finalet e meshkujve
16 prill, Partizani – Erzeni 2-3 (25-19, 22-25, 25-17, 18-25, 15-17)
19 prill, Erzeni – Partizani 3-2 (24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)
22 prill, Partizani – Erzeni 3-2 (25-17, 18-25, 23-25, 25-21, 15-3)
25 prill, Erzeni – Partizani ora 19:00 (Akademia “Dhimitraq Goga”)
28 prill, Partizani – Erzeni ora 19:00 (Feti Borova) – Nëse duhet