'Shkodra Elektronike'

Kultura
VIP & Spektakël

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e fundit

17 Maj, 09:30| Përditesimi: 17 Maj, 11:20

  • Share

Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë do të nis në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’.

26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku.

Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel. Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” që ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale dhe te dashamirët e muzikës evropiane dhe jo vetëm.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.

Ndërsa nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote.

Renditja e shteteve në natën finale:
Norvegji - Kyle Alessandro - Lighter
Luksemburg - Laura Thorn - La Poupée Monte Le Son 
Estoni - Tommy Cash - Espresso Macchiato
Izrael -Yuval Raphael - New Day Will Rise 
Lituani - Katarsis - Tavo Akys 
Spanjë - Melody - Esa diva
Ukrainë - Ziferblat - Bird of Pray 
Britani e Madhe -Remember Monday - What The Hell Just Happened
Austri - JJ - Wasted Love 
Islandë - VÆB - Róa
Letoni - Tautumeitas - Bur Man Laimi 
Holandë - Claude - C’est La Vie 
Finlandë - Erika Vikman - Ich komme
Itali - Lucio Corsi - Volevo essere un duro 
Poloni - Justyna Steczkowska - Gaja 
Gjermani - Abor & Tynna - Baller 
Greqi - Klavdia - Asteromáta
Armeni - Parg - Survivor
Zvicër - Zoë Më - Voyage
Maltë - Miriana Conte - Serving 
Portugali - NAPA - Deslocado 
Danimarkë - Sissal - Hallucination 
Suedi - KAJ - Bara Bada Bastu 
Francë - Louane - Maman
San Marino - Gabry Ponte - Tutta L’Italia 
Shqipëri - Shkodra Elektronike - Zjerm

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?