Futbolli italian, por jo vetëm, sonte sytë do ti ketë nga Riyad aty ku do të luhet finalja e Superkupës mes dy rivalë historik e plot konkurencë si Interi dhe Milani. Duke nisur nga ora 20:00, Inter fitues i 3 Superkupave të fundit, do të tentojë të mposhtë Milanin e Conceicaos për t’u hakmarrë për humbjen në kampionat, por edhe të barazuar Juventusin për numër trofesh. Aktualisht zikaltërit e Simeones, të cilët janë favoritë sipas koeficentëve në këtë mbrëmje, kanë 8 Superkupa, 1 më pak se Juventusi, ndërsa Milan që ka 7 nuk e fiton këtë trofe që prej vitit 2016 dhe kjo është hera e parë nga ajo periudhë që paraqitet në finale.
Trofeu i Superkupës premton spektakël, por mbi të gjitha edhe tension, pasi dy trajnerët e skuadrave respektive, dikur ish-shok skuadre si Simeone dhe Conceicao, ruajnë inate nga Champions League dy vite më parë edhe pse në konferencë e mohuan diçka të tillë. Trajneri portugez i Milanit vijion të jetë me ethe, ndërsa sonte sipas të gjitha gjasve duhet t’ia bëjë sërish pa Leaon, i cili në rastin më të mirë e nis ndeshjen nga pankina. Megjithatë për të është një mundësi unike për ta nisur aventurën me një trofe, pasi te Milan u emërua vetëm ditët e fundit të 2024.
Nga ana tjetër Inzaghi përveç Acerbit dhe Pavard ka humbur edhe Marcus Thuram, i cili u dëmtua në gjysmëfinale kundër Atalantës. Trajneri i Interit ka siguruar që nuk do ta rrezikojë, pasi kanë shumë ndeshje të ngjeshura para. Përveç trofeut, kjo finale sjell edhe shumë të ardhura. Për fituesin do të shkojnë 8 milionë euro, ndërsa për finalistin tjetër 5 milionë euro, që janë shumë të rëndësishmë nëse do të ndërhyjnë në merkaton e janarit.