Sonte finalja, Sevilla-Inter 'luftë' për Europa League! Populli zikaltër ëndërron, Messi shumë pranë largimit nga Barça

21 Gusht 2020, 09:08| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 10:21

  • Share

Sonte në Këln të Gjermanisë luhet finalja e madhe e Europa League dhe do të dorëzohet trofeu shumë i lakmuar. Duke nisur nga ora 21:00 pritet spektakël në duelin Sevilla-Inter që i kanë shpallur “luftë” njëra-tjetrës për të ngritur Kupën që vlen shumë jo vetëm në prestigj por edhe aspektin financiar.

Të dyja ekipet janë gati të triumfojnë dhe për këtë janë përgatitur. Spanjollët luajnë finalen e gjashtë dhe 5 të kaluarat i kanë fituar të gjitha statistikë kjo që e shqetëson Interin. Sa i përket formacionit në dyshim është Ocampos për shkak dëmtimi ndërsa trajneri Julen Lopetegui e vlerëson maksimalisht Interin duke thënë se zikaltërit janë një skuadër Champions por djemtë e tij do japin edhe jetën në fushë.

Më shumë se të karikuar janë në ambientin zikaltër kjo edhe pas paraqitjeve shumë të mira në ndeshjet e fundit. Skuadra që fiton nuk ndryshohet dhe në formacion nuk pritet të ketë ndryshime me Eriksen në stol dhe dyshen Lukaku-Lautaro në sulm. Trajneri Antonio Conte ka deklaruar se Interi i tij do që të fitojë finalen e sotme për të shkruar historinë pasi sipas tij humbësi nuk mbahet mend. Interi luan një finale në Europë pas 10 vitesh që vlen edhe vazon e parë në shortin e Champions.

Conte do po ashtu trofeun e parë evropian. Fitimi i Europa League mund të ishte edhe një ogur i mirë që Leo Messi të bindej të vishej zikaltër pasi po shihet gjithmonë e më shumë, larg Barcelonës. Në takimin që pati dje me trajnerin e ri Koeman mediat zbulojnë se Messi i ka thënë që e sheh veten më shumë jashtë sesa brenda Barcelonës dhe populli zikaltër ka nisur të ëndërrojë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?