Luiza Gega duke u stërvitur në Budapest

Sonte gara kualifikuese, Gega konfirmon pjesmarrjen në Botërorin e Atletikës: Dëmtimi s’më ndal

23 Gusht 2023, 12:54| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 12:59

  • Share

Luiza Gega do të ketë sonte garën kualifikuese për në finalen e kampionatit Botëror të Atletikës ku vjen pas një dëmtimi, që e ka vënë në pikëpytje për pjesmarrjen deri në ditën e fundit. Megjithatë atletia është optimiste se ai dëmtim nuk do ta kufizojë dhe do të marrë maksimumin e stërvitjes së gjatë nëpër male.

“Kohë pa u parë.
Por këto dy javë kanë qenë jo të lehta fizikisht dhe psikologjikisht. Shkak u bë një dhimbje që më filloj në tendinën e këmbës së majtë pas një stërvitje të mirë shpejtësie,
prandaj të gjitha energjitë e mia i fokusova në rikuperimin e dhimbjes duke ulur ngarkesën e stërvitjes dhe duke bërë terapi intensive që të mund të vrapoja ne Kampionatin Botëror që zhvillohet në Budapest.
Kam muaj që qëndroj në male për t’u bërë pikërisht për të dhe sidomos kur stervitjet po shkonin shumë mirë dhe çdo gjë dukej në rrugën e duhur.
Gjithsesi këmbën e kam shumë më mirë, aktulisht kam vetëm pak dhimbje dhe kam besim që çdo gjë do të shkoj shumë mirë dhe e gjithë lodhja do të finalizohet.
Falenderoj shume Federatën për gadishmërinë , fizioterapistin (Abdelin) si dhe Dr.Alban Merepezën që më është gjendur pranë në çdo aktivitet të madh.
Gara ime do të mbahet sot dhe une do të garoj në baterinë e 3-të në orën 20:23 kur duhet të jeme në 5 më të mirat për të kaluar në finale.
Gjithsesi pavarsisht çdo gjëje ndihem me fat dhe e lumtur për të gjithë këtë rrugëtim të gjatë ndër vite dhe që ende kam mundësinë të vrapoj me më të shpejtat e botës.
Ky sport me ka dhënë jashtzakonisht shumë,”-shkruan Luiza Gega.


Lajmi kryesor:

Botërori në pikëpytje për shkak dëmtimi, Luiza Gega konfirmon pjesmarrjen: Sonte marrim frytet e punës


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?