Inter-Juventus

Sonte Inter-Juventus, në lojë Champions dhe titulli

28 Prill 2018, 09:29| Përditesimi: 28 Prill 2018, 09:31

  • Share

Në një mbrëmje të vetme luhet i gjithë sezonit. Interi dhe Juventusi përballen sonte në 20:45 në një “San Siro” të tejmbushur për objektivin sezonal Champions League për zikaltërit dhe titull për Juventusin. Në Milano derbi i Italisë pritet të dhurojë spektakël, luftë sportive dhe emocione të mëdha. Të dyja skuadrat janë gati.

Interi pritet të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1 ku në formacion rikthehet Vecino ndërsa titullar do jenë edhe Rafinha dhe Candreva. “Barazimi nuk i vlen asnjë skuadre”. Kështu e nis tekniku i Interit Luciano Spalletti konferencën duke shtuar: “Nuk është ndeshje deçisive ndaj Juventusit por një super përballje, tifozët e meritojnë dhe ne jemi gati për të fituar”.

Në kampin e bardhezinjve pas humbjes me Napolin sfida e mbrëmjes së sotme duket vendimtare dhe trajneri Max Allegri do bëjë disa ndryshime por do luajë me skemën 4-3-3. Cuadrado pritet të luajë si mbrojtës i djathtë, Chiellinin e dëmtuar e zëvendëson Rugani ndërsa Dybala mund të lihet jashtë formacionit dhe Higuain do ketë në krah Mandzukic e Douglas Costa.

I qetë është shfaqur në konferencë tekniku Allegri: “Nuk është ky moment më i vështirë që kur drejtoj Juven. Tani duhet të mendojmë të luajmë dhe fitojmë. Titulli nuk vendoset sonte por në ndeshjen e fundit në 20 maj”, e mbyll Allegri. Për kompanitë e basteve Juventusi është disi më favorit për ta fituar takimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?