Foto ilustruese

Kronikë

‘Nata e Kadrit’, çfarë simbolizon nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar mysliman! Urojnë Rama, Meta, Ruçi dhe Basha

8 Maj 2021, 20:04| Përditesimi: 9 Maj 2021, 07:38

  • Share

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë të gjithë besimtarët myslimanë  për Natën e Kadrit e cila kremtohet sonte.

“U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë” shkruan Edi Rama në postimin e tij në Facebook. Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajt të Ramazanit për të gjithë myslimanët.

Çfarë është ‘Nata e Kadrit’

Nata e Kadrit, është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.

Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar. Në këtë natë zgjidhet çdo çështje dhe caktohet fati i çdo krijese për vitin që vjen.

E cilësuar si nata më e vlefshme se një mijë muaj, kjo natë fal gjynahet dhe mbulon të këqijat, pra është nata e faljes dhe mëshirës.

Prej madhështisë së kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit, për t’u zgjidhur hallet, larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzimin.

Duke ditur se jeta mesatare e njeriut nuk i kalon 75 vitet, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se e gjithë jeta e njeriut. Por, është një pyetje e cila na lind natyrshëm:

Kur është Nata e Kadrit dhe si kuptohet ajo?

Një numër jo i vogël dijetarësh myslimanë kanë konluduar se Nata e Kadrit bie në natën e njëzet e shtatë të Ramazanit.

Përgjigja e saktë rreth kësaj pyetje është se kjo natë bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Fshehja e saj është bërë me qëllim që besimtarët myslimanë të fitojnë sa më shumë shpërblime, duke e kërkuar atë gjatë kësaj periudhe.

Prandaj, për ata që duan të fitojnë mirësitë e Zotit, del si nevojë e natyrshme që dhjetë ditë-netët e fundit të muajit Ramazan: - të gjallërojnë natën me adhurime, pra të falin namaz vullnetar; - të pendohen për mëkatet dhe të kërkojnë mëshirë nga i madhi Zot.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë. Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Ora 22:40
Edhe Basha uron myslimanët për Natën e Kadrit: Zoti e bekoftë Shqipërinë

1620234163_LulzimBasha1.jpg

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruan basha.

Ora 21:45
Nata e Kadrit/ Kryemadhi: Më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare

1612870528_kryemadhi11024x576.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar besimtarët për Natën e Madhe të Kadrit. Në facebook Kryemadhi shkruan se kjo është një natë e shenjtë kur Zot i bekon të gjithë, fal mëkatet dhe pranon të gjitha lutjet.

 “Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare”, shkruan Kryemadhi.

Ora 21:34
Ruçi uron Natën e Kadrit: Më shumë mirësi dhe dashuri për të gjithë

1617533427_ruci.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit. Ruçi ka uruar për më shumë mirësi dhe dashuri për të gjithë

 “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, këtë natë të madhe të muajit të bekuar të Ramazanit, në prag të Fiter Bajramit, këtij festivali të shenjtë të besimit, gëzimit, faljes dhe shpresës. Bekim, mirësi, adhurim dhe dashuri për të gjithë.”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

Ora 20:21
“Besimi më i mirë është tek durimi”, edhe Meta uron myslimanët për Natën e Kadrit

1620498148_18397379040045245362604567400387611767358824n.jpg

Edhe Presidenti Ilir Meta u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Kadrit. Në një postim në Facebook Meta shkruan se nata e bekuar na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja” shkruan Meta. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 09/05/2021 08:27

    Na urojne te gjithe ata qe mendojne per te "miren" tone ose me mire te themi,ata qe per te miren e shendetit tone mundohen kush e kush te na vjedhe me shume qe ne te mos shendoshemi.

    Përgjigju
  • tosi: 08/05/2021 22:19

    Shqiptaret nuk presin urim nga gruaja me e urryer e planetit, gruaja me gojepiset e planetit, me e lajthitur qe populli me 25 prill e nxori perjetesisht nga skena politike. Nafije dybeku turikali per skrap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?