Emisioni Repolitix

Kronikë
Top 24

Sonte në Repolitix 'Masakra e Elbasanit', kush ishte Edrit Alibej?

9 Janar 2019, 16:20| Përditesimi: 9 Janar 2019, 17:35

  • Share

Masakra e 29 dhjetorit 2018 me tre persona të vrarë tronditi sërish qytetin e Elbasanit. Po kush ishte Endrit Alibej, objektivi i atentatit mafioz? Për herë të parë publikohet dosja italiane e arrestimit të të riut nga Elbasani në qershor të 2013

Njeriu që përdorte pasaportat e tre shteteve të ndryshme dhe kishte disa pseudonime konsiderohej nga policia italiane si koka e grupit të trafikut të kokainës nga Amsterdami drejt Italisë. A ishte dhe Shqipëria pjesë e trafikut të kokainës që drejtohej nga Endrit Alibej ? A ishte ekzekutimi i tij pjesë e luftës së bandave në Elbasan?

Cilat janë zhvillimet rreth hetimit të kësaj masakre dhe cfarë masash ka marrë policia për goditjen e krimit në këtë qytet ? Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha sjell detaje të reja rreth situatës më të fundit në një zonat me te nxehta te vendit. A po goditet krimi dhe bandat pas ardhjes së ministrit të ri të Brendshem Sandër Lleshaj?

Për të gjitha këto sonte në emisionin Repolitix, me një panel ekspertësh dhe gazetarësh.

Objektivi i atentatit mafioz, Endrit Alibej

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?