Sonte sfida delikate për kalimin e grupit, Ballkani pret Slavia Prague-n! Trajneri Daja: S'jemi në formë, por kemi kombin me vete

27 Tetor 2022, 12:25| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 17:25

  • Share

Ballkani i Suharekës, skuadrës se vetme shqiptare që luan në Europë, do të luajë sonte në orën 21:00 në Prishtinë ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Conference League kundër Slavia-s së Pragës. Të besuarit e Ilir Dajës ëndërrojnë kualifikimin në turin tjetër, por për këtë duhet të fitojnë me patjetër një ndeshje më shumë vështirësi, pasi aktualisht renditen në vendin e tretë me 4 pikë, 3 më pak se Sivaspor dhe CFR Cluj që mbajnë vendin e parë dhe të dytë me nga 7 pikë.

“Kemi ndjerë çdo herë përkrahjen e tifozëve tonë, të gjithë Kosovës, pasi jemi bërë si kombëtaren e dytë apo si një kombëtare mbarëshpitare. Nuk jemi në formën më të mirë, ndërsa kundështari është i forti i grupit. Gjithsesi ne nuk do hymë në lojë të dorëzuar,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3:2 në favor të çekëve pavarësisht lojës shumë të mirë të Ballkanit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?