Sot në orën 20:00 Serbia do të masë forcat me Zvicrën në takimin e vlefshëm për Grupin E të Botërorit. Një ndeshje e cila do t’i kalojë përmasat e një ndeshje futbolli pasi në ekipin e Zvicrës bëjnë pjesë 5 shqiptarë. Këtë nuk e ka mohuar as ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një intervistë ka folur si një tifoz. Për sfidën me helvetët ai ka deklaruar:
“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes. Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”- është shprehur Daçiç.
Komento