Futbollisti brazilian i Real Madrid Vinicius Junior

Sonte 'Topi i Artë', propagandohet për sekret! Vinicius nis festën, pritet trofe edhe për Yamal

28 Tetor, 15:01| Përditesimi: 28 Tetor, 15:04

  • Share

Në teatrin kombëtar të Parisit, mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00, do mbahet ceremonia e ‘Topit të Artë’. Një ceremoni ku do kurorëzohen individët më të spikatur të periudhës nga 1 gushti 2023 deri më 31 korrik 2024, por që vëmendjen më të madhe e ka ‘Topi i Artë’ për meshkuj. Një trofe që pas 21 vitesh nuk sheh të nominuar një prej Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, me këtë të fundit që ishte edhe fituesi i edicionit të kaluar.

‘Topi i Artë’ këtë herë vjen në bashkpunim mes ‘France Football’ dhe UEFA-s, ndërsa është propaganduar si hera e dytë kur fituesit nuk i është njoftuar trofeu, por mediat në Spanjë kryesisht kanë dhënë me siguri se ai do jetë Vinicius Junior. Një muaj më parë gazeta ‘Marca’ u shpreh me siguri për këtë fakt, ndërsa ka shtuar se janë gati edhe fushatat e merkatingut që do realizonin me futbollistin e Real Madrid. Duhet theksuar se nëse Viniuc rezultaton fituesi i ‘Topit të Artë’, do bëhej braziliani i rradhës pas Kakas me këtë trofe, 17 vite pas ish-futbollistit të Milanit.

Konkurentët më të fortë të Vinicius janë nga Manchester City, me Rodrin i cili fitoi edhe Evropianin me Spanjën, ndërsa nuk mund të përjashtohet as Halaand. Gjithashtu në këtë listë të shkurtër përfshihen Mbappe i Realit, Dani Carvajal, por edhe Lautaro Martinez i Interit.

Shumë pak dyshime ka për fituesin e trofeut Kopa, që i jepet futbollistit më të ri të talentuar. Një çmim që duket i padiskutueshëm për Lamine Yamal.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?