Uruguai është skuadra e dytë pas Francës që pret biletën për në çerekfinalen e Botërorit 2018. Cavani ka mposhtur Portugalinë me dy gola, duke kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Cavani kaloi amerikano jugorët në avantazh që në minutën e shtatë të lojës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë një gol i Pepes me kokë barazoi rezultatin. Teksa ka zgjatur vetëm shtatë minuta gëzimi i iberikëve, Cavani do të gjente sërish portën portugeze, duke shënuar golin e fitores.
Portugalia e Ronaldos do të kthehet në shtëpi së bashku me Argjetinën e Messit, duke mbyllur këtu rrugën në Botëror.
Goli i Uruguait 2-1
Goli i Portugalisë 1-1