Sopranoja Nina Muho, një zë premtues në Teatrin e Operës dhe Baletit

23 Janar 2021, 16:40| Përditesimi: 23 Janar 2021, 17:29

  • Share

E lindur dhe e rritur në qytetin bregdetar të Vlorës, sopranoja e re Nina Muho është sot një nga zërat më premtues të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pasioni dhe dëshira e madhe që ajo ka për muzikën klasike ka bërë që artistja të jetë jo vetëm fituese e konkurseve ndërkombëtarë, por në këtë periudhë të vështirë pandemie të përfaqësojë denjësisht skenën tonë operistike jashtë vendit, në Teatrin “Giuseppe Verdi” në Itali.

“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por pjesëmarrja në koncertin e fundvitit në teatrin “Verdi” ka qenë një moment shumë emocionues për mua”, thotë sopranoja Nina Muho.

Roli i Violetës në operën “La Traviata” të G.Verdit ka qenë një ogur i mirë për të interpretuar dhe të tjerë role të rëndësishëm, por ëndrrat e Ninës s’kanë të ndalur

“Rolet e rëndësishëm vijnë në bazë të moshës edhe të eksperiencës, edhe normalisht që edhe unë e shoh veten duke luajtur role të tjerë në të ardhmen në skenë”, tregon Nina.

Ndonëse, provat në Teatrin e Operës për shfaqje online s’kanë të ndalur, Nina shprehet optimiste për të ardhmen

“Është shumë e rëndësishme, që të mos ndalim së shpresuari, pasi e gjithë kjo situatë do të përfundojë një ditë edhe ne do të rikthehemi sërish pranë publikut”, përfundon Nina.

Koncerti më i fundit, që Nina Muho  është prezantuar është “Artistët e së ardhmes” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?