Sopranoja Ramona Tullumani nën lenten e Fadil Berishës, rrëfen për eksperiencën e bukur dhe ngjitjen në skenën New York-eze

12 Prill 2022, 15:12| Përditesimi: 12 Prill 2022, 15:34

  • Share

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ramona Tullumani ishte së fundmi pjesë e një koncerti mjaft të rëndësishëm në New York.

Ajo  përmes një interpretimi të shkëlqyer të këngës së Nexhmije Pagarushës ‘ E dehun jam’ , arriti të fitojë zemrën e publikut amerikanë, në një sallë ku trashëgimia kulturore shqiptare është e rrallë. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’, ajo tregoi për emocionet e ngjitjes në një skenë të tillë.  

“50% e sallës ishte me shqiptarë, unë kam qenë në shumë vende në Europë ku e di që ka shqiptar por pritje të tillë si më ka bërë komuniteti shqiptar në Amerikë aq të ngrohtë nuk e kam provuar në asnjë vend të botës” tha ajo.

Gjatë udhëtimit në Neë York, sopranoja shqiptare realizoi një set fotografik shumë interesant me fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Ndërsa tregoi për këtë eksperiencë në emisionin ‘Rreze Dielli”

“Veshjet i kishte vet Fadil Berisha, edhe vathët ishin nga Fadil Berisha edhe stilimin e flokëve ishte totalisht vepër e tija. Vathët ishin njësoj si e qëndisura e fustanit. Unë kisha një pritje të jashtëzakonshme, ai është një njeri shumë i madh, shumë i rëndësishëm, qoftë për Amerikën qoftë për Shqipërinë, qoftë për komunitetin atje. Ai njerëzit që i vlerëson, që i do, që i japin energji pozitive, i jep të njëjtën gjë. Një njeri me një energji të jashtëzakonshme, jam shumë e lumtur që u takuam dhe që realizuam një set të mrekullueshëm dhe ishte ndër personat më të afërt për mua në ato ditë në NewYork” u shpreh ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?