Sorbeto me shalqi
Përbërësit:
- 4 gota shalqi pa fara prerë në copa
- 1/2 gotë sheqer
- 1/2 gotë ujë
- 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
- 1 lugë çaji lëkurë limoni të grirë
Përgatitja:
Në një tenxhere të vogël, vendosim sheqerin dhe ujin. Ngrohim përzierjen mbi zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Shalqirin pasi e kemi prerë në copa dhe e kemi pastruar nga farat e vendosim në blender dhe e përpunojmë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit te masa e shalqinit dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë shurupin e ftohur. E vendosim përzierjen në një enë të cekët (të mbuluar) në ngrirje në frigorifer për rreth 3-4 orë, duke e përzier çdo 30-40 minuta për të parandaluar krijimin e kristaleve të mëdha të akullit. Para se t’a shërbejmë e lëmë sorbeton të zbutet për disa minuta në temperaturë dhome.