Receta

Sorbeto me shalqi nga zonja Albana

8 Korrik, 12:07| Përditesimi: 8 Korrik, 12:08

  • Share

Sorbeto me shalqi

Përbërësit:

  • 4 gota shalqi pa fara prerë në copa
  • 1/2 gotë sheqer
  • 1/2 gotë ujë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë çaji lëkurë limoni të grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere të vogël, vendosim sheqerin dhe ujin. Ngrohim përzierjen mbi zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Shalqirin pasi e kemi prerë në copa dhe e kemi pastruar nga farat e vendosim në blender dhe e përpunojmë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit te masa e shalqinit dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë shurupin e ftohur. E vendosim përzierjen në një enë të cekët (të mbuluar) në ngrirje në frigorifer për rreth 3-4 orë, duke e përzier çdo 30-40 minuta për të parandaluar krijimin e kristaleve të mëdha të akullit. Para se t'a shërbejmë e lëmë sorbeton të zbutet për disa minuta në temperaturë dhome.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?