Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë! Qeveria: Askush s'duhet të shqetësohet! Do ratifikohet në parlament

9 Nëntor 2023, 11:31| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 17:02

  • Share

Bashkimi Europian, tashmë ka në dorë marrëveshjen për emigrantët firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor dhe po bën vlerësimin.

Këtë e bëri të ditur Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i delegacionit të BE-së gjatë konferencës për median pasditen e sotme pasi i dorëzoi qeverisë progres raportin e Komisionit Europian. 

“Komisioni Europian është informuar por jo konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit. Për këtë arsye kemi marrë tekstin vetëm 2 ditë më parë. Për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. E kiuptojmë që ky tekst është hap i parëdhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët. Këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen identifikuar në ligj. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për momentin që kanë më shumë vlerë politike dhe jo domosdoshmerisht ligjore. Në çdo rast vendet e BE mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE dhe konventat nderkombetare”- tha Soreca. 

Ndërkohë në emër të qeverisë zv/kryeministrja bëri të qartë se marrëveshja nuk është në fazën finale dhe se do të ratifikohet në parlament.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë. Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian. Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë” tha zv/kryeministrja Balluku në konferencë për median.

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk iu dorëzua në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Marrëveshja për emigrantët 
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë, edhe pse do ketë lëvizje të vazhdueshme të tyre, ardhje dhe largime të reja.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2023 02:00

    /AGRON/,ke shume te drejte,kuvendi sot eshte kthyer ne militante te perbetuar te Rames dhe militante te perbetuar te Berishes qe dhe Xhaxhi do t'i kishte zili.Dhe ne mes ,populli kaq i percare ne skaje kampesh politike, sa nuk jane te zote te kritikojne ose vleresojne cfaredo lloj ideje e dale nga pala kundershtare.Keto kohe pozita ka hedhur poshte cdo propozim te opozites ne menyre te dyshimte,kurse sot me terhoqi vemendjen dicka qe per mendimin tim eshte shqetesuese per te ardhmen e demokracise:Gardes se kuvendit i ishte dhene nje urdher i cuditshem qe te ndalonte mediat te intervistonin deputetet dhe ministrat socialiste!!

    Përgjigju
  • Agron: 09/11/2023 13:54

    Po ne prandaj shqetesohemi se do kaloje ne parlament,se ne parlament jane peder.. dhe prostitutat qe votojne cdo gje qe i thote edi rama se ai i ka zgjedh deputetet dhe jo ne me vote .

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/11/2023 12:45

    Eshte ne kundershtim flagrant me ligjet shqiptare dhe atyre nderkombetare. Edi Rama nuk mund te firmose per juridiskonin e huaj mbi nje pjese toke shqiptare. Pse nuk publikohet marreveshja zyrtarisht nga qeveria? Pse BE e ka ne dore dhe populli shqiptare jo?

    Përgjigju
    • Hipokrizia ne kulmin e saj!: 09/11/2023 14:13

      Normale BE e ka ne dore, (ju) ose nuk kuptoni ose beni sikur nuk kuptoni! Populli shqiptare me shume fjale ka neper rrjete sociale sesa vepra, 33 vjet u’ka ne dore nje cop Sali Berisha, dhe spo’beni asgje, na dilni tani dhe i kerkoni llogari BE-s. Sa u paska zene meraku per shqiperine, po erdhen te strehon disa emigrant, sa qesharak qe behemi o njerez.

  • Ndergjegja: 09/11/2023 12:44

    Me nenshkrimin e ketij pakti,zonja melons nuk beri gje tjeter,vetem se nguli goxhden e fundit ne arkivolin politik te edvinit kryerilindas. Dore te mbare paç i zonja melons!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?