Politikë

Soreca: I kënaqur që i prezantova Bashës raportin, integrimi në BE është prioritet kombëtar

30 Maj 2019, 18:55| Përditesimi: 30 Maj 2019, 19:01

  • Share

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ditën e sotme i ka prezantuar kreut të opozitës, Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit europian me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë.

Soreca me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se është shumë i lumtur që ka takuar kreun e opozitës Lulzim Basha dhe që i ka dorëzuar atij raportin që sugjeronte hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

"Shumë i kënaqur që takova Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe t'i paraqes atij raportin vjetor, në të cilin rekomandohet të hapë negociatat e pranimit të shqipërisë pa kushte. Integrimi në BE është prioritet kombëtar i përbashkët nga të gjitha anët politike." ka shkruar Soreca.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?