Soreca mahnitet nga Belshi: Thesar i fshehur që pret të zbulohet nga shqiptarët dhe të huajt

18 Korrik 2020, 13:42| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 13:45

  • Share

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ishte të mërkurën në Belsh për t'u takuar me kryetarin e bashkisë Arif Tafani dhe përfaqësues të bizneseve që kanë përfituar nga rrugët lokale të rindërtuara me fonde të Bashkimit Evropian.

Zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë ka postuar fotot nga vizita ndërsa shkruan për mrekullitë e Belshit. "I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

Bashkimi Evropian është i pranishëm në Belsh përmes investimeve të tij në rrugët lokale dhe Këndit të BE-së në bashki, ku qytetarët, të rinjtë, fermerët dhe bizneset mund të marrin informacione për programe të ndryshme të BE-së".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • koli: 19/07/2020 01:10

    VAZHDONI investimet ne te shtate liqenet e belshit,,,te gjitha te jene me pedonale dhe hapsira te gjelbra....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?