Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me 'ndërhyrjet' që kërkojnë të bëhet për reformën në drejtësi, duke u shprehur qartë se kjo nuk duhet të ndodh, por duhet që të ruhet reforma e përcaktuar që në fillim për drejtësinë dhe të rritet efikasiteti i saj në zbatim. Kjo për Sorecën është e vetmja mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga drejtësia e pavarur dhe vendi të ecë para me integrimin.
"Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë dhe të ruhet. Nuk është koha që të rihapet diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të ofruar drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit",shkruan Soreca.
Lajmi kryesor:
Meta-opozitës: Të ndërhyhet te reforma në drejtësi! SHBA: Sabotim! Rama: Dakord me Amerikën
I.K/ReportTv.al