Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë Themos Demiris, me të cilin diskutoi lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.
Duke publikuar momente përmes fotografive nga takimi me Demiris, ai tregoi se ata diksutuan për Konferencën e parë Ndërqeveritare, duke theksuar që Shqipëria duhet të mbajë fokusin në agjendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.
"Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ne diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në agjendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.", shkruan Soreca.
Natyrisht qe eshte kenaqesi, z.Thoma Demiri, grek ne pashaporte,por puro shqiptar ne emer e mbiemer, te cilet jane 24 karat shqiptar. Sado mundohen ekstremistet greke te fshihen, emrat dhe mbiemrat shumica ne greqi i kane shqiptare,por i kane shtuar nga nje "s" prapa.
Përgjigju