Politikë
Top 24

Soreca: Negociatat? Bashkimi Europian nuk duhet t'u presë shpresat shqiptarëve

13 Gusht 2019, 09:27| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 12:29

  • Share

Ambasadori i BE-së Shqipëri Luigi Soreca vlerëson sërish reformat që ka ndërmarrë Shqipëria në procesin e integrimit, veçanërisht atë në drejtësi, ndërsa kërkon që të vijohet në këtë ritëm për të shpresuar në çeljen e negociatave në Tetor. Megjithatë ai e vendos theksin te reforma zgjedhore, që thotë se është e rëndësishme që të miratohet.

"Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur detyrimet, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t'u bërë anëtar i BE-së. Winston Churchill thoshte se 'ky është fundi i fillimit', jo 'fillimi i fundit'. Unë kam besoj se Bashkimi Europian duhet të mos ua presë shpresat që kanë shqiptarëve.

Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin kur ministrat e BE-së të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave. Por procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale.

Është e qartë se zgjedhjet e fundit në qershor treguan se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t'i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Reforma në drejtësi është ndoshta 'perla e Shqipërisë', jashtë rajonit, apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se Eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Europian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë që dëshiron të bashkohet me familjen europiane" tha Soreca në intervistën për Euronews, një pjesë e së cilës u publikua pak ditë më parë, ndërsa mbrëmë u transmetua e plotë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 13/08/2019 10:21

    Rilexoni si nis "paragrafi e trete" i prononcimit te ambasadorit te BE-se."Eshte e qarte qe zgjedhjet e fundit ne Qershor,treguan se sa........" ! Kaq mjaftonper te kuptuar qe komuniteti nderkombetar ka njohur ato zgjedhje (me gjithe anomaline e madhe) dhe nuk pranon kurresesi te krijoje "precedente" te tilla ! Ndoshta e ka lexuar edhe Presidenti,duke "ngrene qofte dhe u freskuar ne liqenin e Jazhnices" ?! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?